Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” (në vijim “TKEKS”) është institucion shtetëror, qendror, me statusin e personit juridik, në varësi të Ministrit së Kulturës, Krujuar në vitin 2014, me seli në Tiranë.TKEKS krijohet, organizohet dhe funksionon në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, ligjin nr. 90/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”, ligjin nr. 10 352, datë 18.11.2010, “Për artin dhe kulturën”, të ndryshuar, urdhrin e Kryeministrit nr. 3119/1, datë 25.08.2014 “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli””, si dhe akte të tjera ligjore dhe nënligjore. “Rregulloren e organizimit dhe funksionimit të brendshëm së Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, si dhe me dispozitat e këtij statuti.Emërtimi Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, është bërë në nder të artistit të popullit, i cili krijoi dhe drejtoi Teatrin e të rinjve pranë ish-Instituti të Lartë të Arteve. “Është një vlerësim i merituar ky (pas vdekjes), që i bëhet figurës së Kujtim Spahivoglit, “Artist i popullit“, si personi që ideoi, krijoi dhe drejtoi “Teatrin e të Rinjve“ pranë Institutit të Lartë të Arteve”.TKEKS një organikë prej 21 punonjësish përfshirë këtu edhe 10 krijues dhe interpretues. Filozofia e punë qëndron në krijimin e një mardhënie të re të aktorit me publiku, të aktorit me aktroin dhe me vetëveten.
TKEKS përveçse përfshin fuqishëm kontributin e rinisë, gjithashtu sjellë edhe zhvillimet më të fundit bashkëkohore në fushën artit skenik. I konceptuar dhe me rëndësi për rininë duket se ky teatër që mban emrin e regjisorit të njohur Spahivogli si homazh ndaj tij, i shërben dhe më shumë pasurimit dhe gjallërisë së jetës artistike dhe kulturore në vend me aktivitet për të rinjtë.
Puna jonë bazohet në këto shtylla:
- Teatri Kombëtar Eksperimentral për Fëmijë
- Teatri Kombëtar Eksperimental për Adoleshëntët
- Teatri Kombëtar Eksperimental për të ritur
Ngjarja më e rëndësishme është organizimi i projektit “Fondi i teatrit për të rinj” i cili do të shtrihet në skenat teatrore të Tiranës e rretheve të ndyshme të shqipërisë, dhe do të kulmojë më festivalin e të rinjve që do të organizohet në TKEKS në fillim të muajit Dhjetor,ku të gjitha produksionet e realizuara nga ky fond do takohen në Tiranë.
Kontaktet e institucionit:
E-mail: info@tkeks.gov.al
Telefon (biletaria): +355695717746
web-siti: www.tkeks.gov.al (në punim)
Adresa: Rruga “Sami Frashëri”, Arturbina, Tiranë
