Pershkrimi……..
Muaj: Nëntor 2025
KAINI dhe ABELI – Të bijtë e Adamit
Çfarë ndodh kur vëllavrasësi i parë në histori rikthehet në Tokë për t’u gjykuar?
I sjellë nga Ferri për të dhënë llogari për krimin që ndryshoi fatin e njerëzimit, Kaini rrëfen historinë e një familjeje ku ndjenja e refuzimit dhe xhelozia ndaj vëllait të tij, Abelit, u shndërruan në aktin e parë të vrasjes.
Por ndërsa përpiqet të mbrojë veten, ai ngre një akuzë të rëndë ndaj njerëzimit: jo vetëm që e trashëgoi krimin, por edhe e përsosi atë.
Megjithatë, mbi të gjitha qëndron gjyqi më i pamëshirshëm – ai i ndërgjegjes, ku hija e Abelit dhe kujtimi i vrasjes e ndjekin pa pushim.
E frymëzuar nga universet e Andrea Camilleri dhe José Saramago, kjo shfaqje është një hetim teatral mbi origjinën e dhunës njerëzore dhe mbi momentin kur njeriu bëhet armik i njeriut.
A do të ekzistonte vrasja, nëse Kaini nuk do ta kishte vrarë Abelin?
“BABAI”
RIKTHEHET “BABAI”
🗓 20, 21, 22, 23 nëntor / Ora 20:00
📍 arTurbina, Salla 150, Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.
Per rezervime në: ☎ 0695717746
Orari biletarisë: 🎫 E marte – E Diel
10… See more
ZULLULANDIA
Vepra flet për Zullulandian, një vend në Afrikën juglindore, me popullin e saj të prapambetur e të nënshtruar, kërkon më shumë të drejta nga Europa. Prandaj dërgon në Paris dhe në Londër ambasadorin e saj, Denizullu-Serpen. Ky fodull dhe injorant vihet në lojë prej kancelarëve të huaj, ndërsa, kur kthehet në Zulluland, mirëpritet prej zulluve me festa e nderime për “lëvdatat” e marra. I vetmi që e ka kuptuar talljen është Plugu. Tani atij i duhet që t’i hapë sytë një populli të tërë zullush për talljet e Europës mbi Zullulandian.