Open post

Luanushi i frikesuar

🦁 “LUANUSHI I FRIKËSUAR” 🦁

🗓️ Premierë 30 Tetor / Ora 10:30

🗓️ Si edhe më 31 Tetor, 1, 2 Nëntor / Ora 10:30

6-9 nëntor / Ora 10:30

20-23 nëntor / Ora 10:30

28-30 nëntor / Ora 10:30

📍 Salla 150, arTurbina, Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”

Për rezervime në: ☎️ 0695717746
Orari i biletarisë: 🎫 E martë – E Diel
🕔 10:00 -13:00 dhe 17:00 – 20:00

Teksti & Regjia: Endri Çela
Video animation: Ilir Kaso
Skenografia: Beqo Nanaj
Kostumografia: Sofi Kara
Muzika: Petrit Jakupi
Koreografia: Semela Skënderasi
Interpretojnë: Muhamed Babamusta, Eva Gjika, Klaudio Gega

Na ishte seç na ishte, një djalë që shumë frikë kishte. Ky na e mbante veten për luan dhe emrin të tillë e kishte, e quanin Luan. Mirëpo, ndryshe nga mbretërit e fuqishëm, luani ynë ishte Luanush; nuk ishte i guximshëm, ishte si lepurush. Aq shumë e kishte ai frikë errësirën, saqë nuk linte askënd t’ia fiknin dritën. Por, kur mbush 4 vjeç, e ëma i kërkon që të fillojë të mësohet me errësirën dhe ai ia premton. Drita fiket dhe errësira e mbulon. Tani Luanushit i duhet të përballet me krijesat imagjinare që mendja i krijon. Për fat ka fëmijët spektator. Nga një situatë në tjetrën, ata e bëjnë të kuptojë se frikërat dhe mendimet e këqija janë në kokën e tij. Në fund ai fle i qetë, i sigurt, me ëndrra të bukura dhe gati për një mëngjes më sfidues; mbase si një luan i vërtetë.

Open post

SHFAQJA VRASJE NE VJESHTE

“VRASJE NË VJESHTË”
🗓️ 25, 26 Shtator / Ora 20:00
📍 arTurbina, Salla150, Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”
Mbi motivet e romanit “Njeriu i netëve të vjeshtës” të Gjergj Vlashit.
Regjia dhe dramatizimi: Stefan Çapaliku
Interpretojnë:
Mehmet Xhelil, Rafael Hoxhaj, Xhoana Karaj
Ngjarja e përshkruar në roman bazohet në fakte reale, të cilat kanë të bëjnë më së pari me momentin kur ushtritë aleate mbas kapitullimit të Italisë fashiste po ndërmerrnin sulme të befasishme vecanërisht mbi prapavijat e ushtrisë gjermane, duke pasur si objektiv kryesor depozitat e karburantit që do paralizonin lëvizjet e kësaj të fundit.
Në këtë kontekst, shërbimi inteligjent i ushtrisë gjermane ka grumbulluar të dhëna se aleatët mund të bombardonin portin e Durrësit me çisternat e veta të karburantit dhe me këtë rast do shkatërrohej i gjithë qyteti që gjendej pranë.
Në këto kusht ushtria merr përsipër evakuimin e gjithë qytetarëve dhe shpalljen e gjendjes së jashtzakonshme, që presupozonte eleminimin e cdo personi që nuk do i bindej këtij urdhëri.
Personi i vetëm që nuk do i bindet këtij urdhëri në romanin e Gjergj Vlashit është Marian Shkoza, një punonjës i thjeshtë i një agjensie detare, beqar.
Ai rri i fshehur fillimisht në shtëpinë e tij dhe mëpas edhe në shtëpitë e të tjerëve, të cilat i viziton fshehtazi fillimisht për të realizuar disa nevoja të mbijetesës dhe më pas si dorëzim ndaj një manie për të jetuar jetët e të tjerëve në ato dimensione që nuk ka arritur kurrë t’i përjetojë vetë.
Humbja e vetes dhe përmbushja me karaktere të tjera njerëzore e kthejnë atë në një njeri paidentitet dhe me një tjetër sistem vlerash dhe vlerësimesh deri në ditën e “vetdorëzimit” të tij te një patrullë gjermane që edhe e eleminon fizikisht.

Scroll to top