Njoftim per vend te lire pune

MINISTRIA E EKONOMISË KULTURËS DHE INOVACIONIT

TEATRI KOMBËTAR EKSPERIMENTAL “ KUJTIM SPAHIVOGLI”

Nr.______prot. Tiranë, më___.___.2026

Njoftim për vend të lirë pune

Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, në zbatim të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, ligjit nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”, ligjit nr. 90, datë 27.09.2012 “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”, ligjit nr. 10 352, datë 18.11.2010 “Për artin dhe kulturën”, i ndryshuar, VKM nr.10 datë 15.1.2026 “Për përcaktimin e numrit të punonjësve me kontratë të përkohshme për vitin 2026 në njësitë e qeverisjes qendrore”. për “Miratimin e Strukturës dhe Organikës së Teatrit Kombëtar Eksperimental“ Kujtim Spahivogli”, shpall konkurrimin për 1 (njw) vënd të lirë në pozicionin:

Teknik i Mesëm i Specialiteteve të Ndryshme

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e përgjithshme, si njohës të mirë të administratës dhe menaxhimit të produksioneve artistike, si dhe kerkesat e veçanta në vijim:

  • Të jetë i pajisur me diplomën e shkollës së mesme ose shkollë e mesme profesionale, (avantazh shkolla e mesme profesionale elektrike).

  • Të ketë njohuri mbi skenën.

  • Të ketë aftësi organizative me stafin dhe ndërveprues edhe në shfaqjet artistike.

  • Të zbatojë rregullat e etikës në administratën publike.

  • Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe për të punuar në grup.

Paga e pozicionit: Sipas VKM nr.10 datë 15.1.2026 “Për përcaktimin e numrit të punonjësve me kontratë të përkohshme për vitin 2026 në njësitë e qeverisjes qendrore”.

Paraqitja e dokumentave:

Aplikimi fillon në date 10.03.2026 dhe përfundon më datë 18.03.2026 ora 14.00. Tre ditë pas mbarimit të aplikimit do të bëhet shpallja e fituesit. Aplikanti do të dorëzojë dokumentat e kërkuara, në Sekretarinë e Teatrit Kombëtarë Eksperimental “ Kujtim Spahivogli” adresën; Teatri Kombëtar Eksperimental“ Kujtim Spahivogli”, Rr.”Sami Frashëri” (ArTurbina) Tiranë”, (në sekretarinë e T.K.E.K.S.) këto dokumenta:

  • Kërkesë me shkrim për pozicionin e punës së shpallur.

  • Curriculum vitae.

  • Fotokopje e një dokumenti identifikimi.

  • Diploma e shkollës së mesme (kopje e noterizuar). Për kandidatët që kanë studiuar jashtë vendit, diploma e tyre duhet të jetë e njohur nga Ministria e Arsimit dhe Sportit.

  • Dokument për kualifikime, dëshmi trajnimesh të ndryshme, etj (nëse ka)

  • Fotokopje të librezës së punës.

  • Dëshmi e gjendjes gjyqësore.

  • Referenca e punës (n.q.s ka qenë i punësuar më pare).

  • Një numër telefoni si dhe adresën e plotë të vendqëndrimit

  • Dokumentet duhen të paraqiten vetëm në gjuhën shqipe.

Të interesuarit të paraqesin dokumentat, pranë Protokollit në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.

Mosparaqitja e plotë e dokumentave sjell skualifikim te kandidatit.

KONKURIMI: Është i hapur

Open post

KAINI dhe ABELI – Të bijtë e Adamit

Çfarë ndodh kur vëllavrasësi i parë në histori rikthehet në Tokë për t’u gjykuar?
I sjellë nga Ferri për të dhënë llogari për krimin që ndryshoi fatin e njerëzimit, Kaini rrëfen historinë e një familjeje ku ndjenja e refuzimit dhe xhelozia ndaj vëllait të tij, Abelit, u shndërruan në aktin e parë të vrasjes.
Por ndërsa përpiqet të mbrojë veten, ai ngre një akuzë të rëndë ndaj njerëzimit: jo vetëm që e trashëgoi krimin, por edhe e përsosi atë.
Megjithatë, mbi të gjitha qëndron gjyqi më i pamëshirshëm – ai i ndërgjegjes, ku hija e Abelit dhe kujtimi i vrasjes e ndjekin pa pushim.
E frymëzuar nga universet e Andrea Camilleri dhe José Saramago, kjo shfaqje është një hetim teatral mbi origjinën e dhunës njerëzore dhe mbi momentin kur njeriu bëhet armik i njeriut.
A do të ekzistonte vrasja, nëse Kaini nuk do ta kishte vrarë Abelin?

Open post

ZULLULANDIA

Vepra flet për Zullulandian, një vend në Afrikën juglindore, me popullin e saj të prapambetur e të nënshtruar, kërkon më shumë të drejta nga Europa. Prandaj dërgon në Paris dhe në Londër ambasadorin e saj, Denizullu-Serpen. Ky fodull dhe injorant vihet në lojë prej kancelarëve të huaj, ndërsa, kur kthehet në Zulluland, mirëpritet prej zulluve me festa e nderime për “lëvdatat” e marra. I vetmi që e ka kuptuar talljen është Plugu. Tani atij i duhet që t’i hapë sytë një populli të tërë zullush për talljet e Europës mbi Zullulandian.

Open post

Luanushi i frikesuar

🦁 “LUANUSHI I FRIKËSUAR” 🦁

🗓️ Premierë 30 Tetor / Ora 10:30

🗓️ Si edhe më 31 Tetor, 1, 2 Nëntor / Ora 10:30

6-9 nëntor / Ora 10:30

20-23 nëntor / Ora 10:30

28-30 nëntor / Ora 10:30

📍 Salla 150, arTurbina, Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”

Për rezervime në: ☎️ 0695717746
Orari i biletarisë: 🎫 E martë – E Diel
🕔 10:00 -13:00 dhe 17:00 – 20:00

Teksti & Regjia: Endri Çela
Video animation: Ilir Kaso
Skenografia: Beqo Nanaj
Kostumografia: Sofi Kara
Muzika: Petrit Jakupi
Koreografia: Semela Skënderasi
Interpretojnë: Muhamed Babamusta, Eva Gjika, Klaudio Gega

Na ishte seç na ishte, një djalë që shumë frikë kishte. Ky na e mbante veten për luan dhe emrin të tillë e kishte, e quanin Luan. Mirëpo, ndryshe nga mbretërit e fuqishëm, luani ynë ishte Luanush; nuk ishte i guximshëm, ishte si lepurush. Aq shumë e kishte ai frikë errësirën, saqë nuk linte askënd t’ia fiknin dritën. Por, kur mbush 4 vjeç, e ëma i kërkon që të fillojë të mësohet me errësirën dhe ai ia premton. Drita fiket dhe errësira e mbulon. Tani Luanushit i duhet të përballet me krijesat imagjinare që mendja i krijon. Për fat ka fëmijët spektator. Nga një situatë në tjetrën, ata e bëjnë të kuptojë se frikërat dhe mendimet e këqija janë në kokën e tij. Në fund ai fle i qetë, i sigurt, me ëndrra të bukura dhe gati për një mëngjes më sfidues; mbase si një luan i vërtetë.

Open post

SHFAQJA VRASJE NE VJESHTE

“VRASJE NË VJESHTË”
🗓️ 25, 26 Shtator / Ora 20:00
📍 arTurbina, Salla150, Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”
Mbi motivet e romanit “Njeriu i netëve të vjeshtës” të Gjergj Vlashit.
Regjia dhe dramatizimi: Stefan Çapaliku
Interpretojnë:
Mehmet Xhelil, Rafael Hoxhaj, Xhoana Karaj
Ngjarja e përshkruar në roman bazohet në fakte reale, të cilat kanë të bëjnë më së pari me momentin kur ushtritë aleate mbas kapitullimit të Italisë fashiste po ndërmerrnin sulme të befasishme vecanërisht mbi prapavijat e ushtrisë gjermane, duke pasur si objektiv kryesor depozitat e karburantit që do paralizonin lëvizjet e kësaj të fundit.
Në këtë kontekst, shërbimi inteligjent i ushtrisë gjermane ka grumbulluar të dhëna se aleatët mund të bombardonin portin e Durrësit me çisternat e veta të karburantit dhe me këtë rast do shkatërrohej i gjithë qyteti që gjendej pranë.
Në këto kusht ushtria merr përsipër evakuimin e gjithë qytetarëve dhe shpalljen e gjendjes së jashtzakonshme, që presupozonte eleminimin e cdo personi që nuk do i bindej këtij urdhëri.
Personi i vetëm që nuk do i bindet këtij urdhëri në romanin e Gjergj Vlashit është Marian Shkoza, një punonjës i thjeshtë i një agjensie detare, beqar.
Ai rri i fshehur fillimisht në shtëpinë e tij dhe mëpas edhe në shtëpitë e të tjerëve, të cilat i viziton fshehtazi fillimisht për të realizuar disa nevoja të mbijetesës dhe më pas si dorëzim ndaj një manie për të jetuar jetët e të tjerëve në ato dimensione që nuk ka arritur kurrë t’i përjetojë vetë.
Humbja e vetes dhe përmbushja me karaktere të tjera njerëzore e kthejnë atë në një njeri paidentitet dhe me një tjetër sistem vlerash dhe vlerësimesh deri në ditën e “vetdorëzimit” të tij te një patrullë gjermane që edhe e eleminon fizikisht.

Scroll to top