
MINISTRIA E EKONOMISË KULTURËS DHE INOVACIONIT
TEATRI KOMBËTAR EKSPERIMENTAL “ KUJTIM SPAHIVOGLI”
Nr.______prot. Tiranë, më___.___.2026
Njoftim për vend të lirë pune
Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, në zbatim të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, ligjit nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”, ligjit nr. 90, datë 27.09.2012 “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”, ligjit nr. 10 352, datë 18.11.2010 “Për artin dhe kulturën”, i ndryshuar, VKM nr.10 datë 15.1.2026 “Për përcaktimin e numrit të punonjësve me kontratë të përkohshme për vitin 2026 në njësitë e qeverisjes qendrore”. për “Miratimin e Strukturës dhe Organikës së Teatrit Kombëtar Eksperimental“ Kujtim Spahivogli”, shpall konkurrimin për 1 (njw) vënd të lirë në pozicionin:
Teknik i Mesëm i Specialiteteve të Ndryshme
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e përgjithshme, si njohës të mirë të administratës dhe menaxhimit të produksioneve artistike, si dhe kerkesat e veçanta në vijim:
-
Të jetë i pajisur me diplomën e shkollës së mesme ose shkollë e mesme profesionale, (avantazh shkolla e mesme profesionale elektrike).
-
Të ketë njohuri mbi skenën.
-
Të ketë aftësi organizative me stafin dhe ndërveprues edhe në shfaqjet artistike.
-
Të zbatojë rregullat e etikës në administratën publike.
-
Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe për të punuar në grup.
Paga e pozicionit: Sipas VKM nr.10 datë 15.1.2026 “Për përcaktimin e numrit të punonjësve me kontratë të përkohshme për vitin 2026 në njësitë e qeverisjes qendrore”.
Paraqitja e dokumentave:
Aplikimi fillon në date 10.03.2026 dhe përfundon më datë 18.03.2026 ora 14.00. Tre ditë pas mbarimit të aplikimit do të bëhet shpallja e fituesit. Aplikanti do të dorëzojë dokumentat e kërkuara, në Sekretarinë e Teatrit Kombëtarë Eksperimental “ Kujtim Spahivogli” adresën; Teatri Kombëtar Eksperimental“ Kujtim Spahivogli”, Rr.”Sami Frashëri” (ArTurbina) Tiranë”, (në sekretarinë e T.K.E.K.S.) këto dokumenta:
-
Kërkesë me shkrim për pozicionin e punës së shpallur.
-
Curriculum vitae.
-
Fotokopje e një dokumenti identifikimi.
-
Diploma e shkollës së mesme (kopje e noterizuar). Për kandidatët që kanë studiuar jashtë vendit, diploma e tyre duhet të jetë e njohur nga Ministria e Arsimit dhe Sportit.
-
Dokument për kualifikime, dëshmi trajnimesh të ndryshme, etj (nëse ka)
-
Fotokopje të librezës së punës.
-
Dëshmi e gjendjes gjyqësore.
-
Referenca e punës (n.q.s ka qenë i punësuar më pare).
-
Një numër telefoni si dhe adresën e plotë të vendqëndrimit
-
Dokumentet duhen të paraqiten vetëm në gjuhën shqipe.
Të interesuarit të paraqesin dokumentat, pranë Protokollit në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.
Mosparaqitja e plotë e dokumentave sjell skualifikim te kandidatit.
KONKURIMI: Është i hapur