Organigrama
Struktura e pagave
- Funksionet dhe detyrat e A.P
- CV-të dhe pagat e nënpunësve që janë subjekt deklarimi sipas ligjit, përfshirë dhe anëtarët e kabinetit të titullarit të AP, përshkrim të procedurës së zgjedhjes, kompetencat dhe detyrat e tyre
- Procedura që ndjekin funksionarët e lartë të AP për të marrë vendime
- Vendimmarrja e AP (vendime/rekomandime/urdhra, etj.)
- Procedurat dhe mekanizmat për të bërë kërkesë dhe ankesë që lidhen me veprimet ose mosveprimet e AP ( Përfshirë adresën postare/elektronike për depozitimin e kërkesave dhe ankesave – Afatet dhe mënyrën e kthimit të përgjigjeve)
Shënim: Në ato raste kur autoriteti publik vetëfinancohet nga tarifat e licencave ose çdo formë tjetër e financimit të drejtpërdrejtë nga subjektet e rregulluara prej tij, bëhen publike edhe dokumentet që tregojnë gjendjen e shlyerjes së detyrimeve nga subjektet e licencuara.
Lista e Shërbimeve* që ofron AP, përfshirë
Shënim: Lëshim dokumentacioni/Leje/Licenca/Autorizime etje.
- Njoftime të ndryshme
- Njoftime për procedurat e rekrutimit/pranimit në shërbim civil
- Raporte
- Publikime
- Statistika
- Projekte
- Bashkëpunime etj.
Shënim: AP vlerëson publikimin duke patur parasysh kërkesat që merr më shpesh.
Bazuar në nenin 7 të ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”, i ndryshuar (në vijim “LDI”), Autoriteti Publik (në vijim “AP”) publikon Programin e Transparencës (në vijim “PT”) sipas modelit të miratuar nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (në vijim “Komisioneri”).
Informacioni në PT publikohet i përditësuar, në çdo rast që pëson ndryshime, duke shënuar edhe datën e përditësimit të fundit.
Në PT janë të specifikuara kategoritë e informacionit të detyrueshëm për t’u bërë publik pa kërkesë. Informacioni publik pa kërkesë duhet të jetë: i plotë, i saktë, i përditësuar, i thjeshtë në konsultim, i kuptueshëm, lehtësisht i aksesueshëm dhe i pajtueshëm me dokumentet origjinale në posedim të AP. Gjithashtu, përpara publikimit të informacionit, AP vlerëson nësë ka ndonjë kufizim ligjor për publikim.
Aktet që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit, si dhe me efekt të drejtpërdrejtë për ta, bëhen publike me anë të afishimit apo postimit në faqen zyrtare të internetit, brenda 48 orëve prej miratimit të aktit nga AP.
Nëse AP nuk ka/zotëron informacione pjesë përbërëse të PT, atëherë bën shënimin përkatës (psh: nuk ka informacion, nuk ofron shërbimin, etj,)